Zvicra jep një Lajm të mirë për Mërgimtarët që shkojnë në Vendlindje për festat e fundvitit

Lajme nga Bota


Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të ndërmarra javën e kaluar nga autoritetet zvicerane në Bern. Siç kemi raportuar, Zvicra ka zgjeruar edhe listën e “vendeve në pasiguri” nga koronavirusi.


Në këtë listë Zvicra ka vendosur disa vende nga Ballkani përfshirë edhe Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, por jo edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Njëkohësisht edhe ata kosovarë që posedojne ende pasaporta te Serbisë, mund të udhëtojnë nga Zvicra përmes Serbisë (transit) për në Kosovë!

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” në kontakt me disa mërgimtarë nga Kosova të cilet posedojne pasaporta serbe kishin shprehur shqetësime dhe dilema se a do te mund të shkojnë apo jo sivjet për pushime në Kosovë, për shkak masave të reja të autoriteteve zvicerane, të cilat Serbinë e kanë vënë në listën e zezë të “vendeve ne pasiguri” për shkak COVID-19.

Gazeta lidhur me kete për dy dite rresht ka takua dhe biseduar me autoritet zvicerane në Bernë, sipas të cilëve Zvicra ju mundëson mëgimtarët kosovarë edhe me pasaporta serbe të shkojne ne Kosovë për pushime, edhe pse Serbia është në listën e zezë të “vendeve në pasiguri”!

“Duhet të vendosen në karantinë, njerëzit që kthehen nga një rajon ose shtet në listë. Pra, merret parasysh destinacioni dhe jo pasaporta e personit që çon në karantinë. (“Doivent se placer en quarantaine, les personnes au retour d’une région ou d’un Etat inscrits sur la liste. C’est bien la destination et non le passeport des personnes qui conduit à une mise en quarantaine. “) ka dekalruar sot Yann Hulmann, zëdhënës nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) ne Bernë për gazeten zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”< “Lista azhurnohet rregullisht, zakonisht çdo 14 ditë. Shkalla e incidencës së virusit mund të ndryshojë shumë shpejt në një zonë, kështu që azhurnimi i listës çdo ditë nuk është i mundur. Nuk duhet të ketë një listë të azhurnuar deri në fillim të vitit të ardhshëm.” ka shtuar z.Hulmann<

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *