Federata e Sindikatave Zvicerane (SGB) dëshiron t`i sigurojë vendet e punës në kohë kri ze dhe të kompensojë hu mbjen e fu qisë blerëse të popullatësm shkruan 20minuten.ch.
Ajo përsërit kërkesën nga vera e kaluar që çdo zviceran të marrë 500 franga nga rezervat e fondeve të sigurimeve shëndetësore prej rreth 5 miliard frangash si mbështetje e shpejtë e fuqisë blerëse, transmeton albinfo.ch.
Për të arritur këtë, ajo, në një konferencë për media të mbajtur sot në Bernë, ka shtruar kërkesat në vijim:
Sigurimin e 500 frangave për të gjithë nga rezervat e sigurimeve shëndetësore. Zgjatjen e përfitimit nga papunësia për të pa randaluar çre gjistrimin nga enti i punës (shlyerjen e plotë nga tregu i punës).
Politikë më aktive monetare ku ndër mbivlerësimit të frangut zviceran. Sistem të drejtë dhe të qëndrueshëm të pensioneve; ndër të tjera duke rritur pensionet e AHV.
Për njerëzit me të ardhura më të ulëta, 500 frangat e propozuara janë një instrument i rëndësishëm, thonë në SGB, përcjell albinfo.ch.
“Këto para do të ishin ndihma mundësisht më e shpejtë, në mënyrë që gjërat të fillojnë të lëvizin përsëri”, thotë shefi ekonomist i SGB Daniel Lampart.