Zvicra e heq Kosovën nga lista e karantinës

Lajme nga Bota


Nga 28 shtatori, Kosova është larguar nga lista e karantinës në Zvicër. Kujtojmë faktin se kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Zvicra, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit e pati vendosur në listën e vendeve të rrezikut, të njohur si lista e “karantinës”.

Në këtë listë zënë vend shtetet ose regjionet e shteteve të caktuara, në të cilat shkalla e infeksionit gjatë dy javëve të fundit kalon mbi 60 raste në 100 mijë banorë. Zyra Federale e Shëndetit publik (BAG) bën riaktualizimin ose përditësimin e listës. Dhe, në varësi nga këto zhvillime, ajo ka hequr ose ka vendosur shtetet përkatëse në listën e karantinës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *