ZI E MADHE/ ARTISTI I MADH SHQIPTAR HUMB JETËN NGA KORONA

Lajme nga Bota

Piktori Besim Tula ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 71-vjecare. Prej më shumë se 20 ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk arriti që ta mp oshtë sëmundjen.


Për largimin e tij nga jeta ka reaguar edhe gazetari Ilir Kadia, i cili kujton bisedat në telefon në këtë kohë pandemie vetëm për ta pyetur si është vetë dhe si e ka familjen. Parmbrëmë bënë bisedën e fundit kur i tha se e kishte marrë malli për një kafe, për të cilën Kadia i trishtuar shkruan: “Ku ta dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote”.

“Shpirti më është tul atur brenda zemrës!Nuk do të më flasë!Miku i tij më i mirë, Besim Tula, paska vde kur! Nuk do t’a besojë!I paska pushuar zemra e qeshur!I paska mbyllur përgjithmonë sytë e butë!I paska ngrirë dora që lëvrinte penelë!Besim Tula njerëzori!Miku që edhe kësaj kohe mizore të telefononte për të pyetur thjesht: Si jeni me shëndet? Si është nëna, mbesat,nipi,djemtë…? Vetë si je?

Parmbrëmë më the se të kish marrë malli për një kafe Besim!

Ku t’a dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote!Përzjerë me lot nga ikja jote o Njeri Shpirtbukur!O zemërmadhi Besim!”, shkroi Kadia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *