Yllka Gashi iu drejtohet politikanëve: Mërgimtarëve po u kërkoni PCR, e këta të tubimeve a po i testoni? Marre

Lajme nga Bota


Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar dhe miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.


Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës nuk e ka shfuqizuar vendimin që mërgimtarët nga shtete të caktuara të diasporës, të kenë të bërë testin PCR në qoftë se duan të vijnë në Kosovë.

Lidhur me këtë, aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, bë ri një reagim publik në rrjetin social Facebook, duke e quajtur të turpshëm një vendim të tillë.

Aktorja e cila prej vitesh jeton në ShBA ka tërhequr një paralele se si Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikën me 300 milionë banorë duke mos rrezikuar jetën e askujt, ndërkohë që sipas saj e kundërta po ndodh me fushatën zgjedhore në Kosovë, me tubimet e shumta që thyejnë rregullat anti-covid.

“Mërgimtarëve po ju lypni teste PCR, e kta tjerët që po i mledhni masovikisht nëpër tubime a po i testoni?! As maskat nuk po i mani ju vet, shumica e politikanve që po lypni vota prej popullit, po prini me shembull t’keq, midis pandemisë. Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikë ku jon ma shumë se 300 milionë banorë, nëpër parkingje me distancë fizike e me maska krejt. A ju që s’keni as jod e fasha sterile nëpër spitale i rrezikoni njerëzit nëpër tubime e po ua rononi gjendjen edhe ma shumë punëtorëve mjekësor veq për interesat e juja personale e apetitin politik. Se për Kosovë që nuk ja u nin’ fort moti e kemi kuptu. Me kto standarde të dyfishta e me këtë paftyrësi jeni ba të gërditshëm. Marre!”, ka shkruar Gashi në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *