Prindërit e dhuruesit të organeve më të vogël në Britaninë e Madhe flasin mes dhimbjes dhe me krenari për foshnjën e tyre që ndihmoi në shpëtimin e dy jetëve.
Vogëlushi Theo Omondi ndërroi jetë kur ishte vetëm 41 ditësh si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Mushkëritë e tij u dhuruan për të shpëtuar jetën e Imogen Bolton i cili ishte 5 muajsh në atë kohë, si dhe për të shpëtuar një të rritur i cili mori dy veshkat e vogëlushit.
Prindërit e Theo-s të cilët nuk preferojnë të identifikohen thonë që dhurimi i organeve ishte një mundësi që të vjen një herë në jetë për të shpëtuar jetën e dikujt në nevojë.
“Ne besojmë se ai do të donte të ndihmonte të tjerët në qoftë se do të ishte rritur dhe do ta kishte vetë vendimin në dorë”, kanë thënë prindërit e të voglit i cili jetoi vetëm pak ditë, por u dha jetë dy personave të tjerë.