Në një lidhje o nline nga Brukseli, gazetari Enkel Demi ka bere nje bashkebisedim me gazetaren Erisa Zykaj qe tregoi se cilat ishin pikat e e rrëta të Pr ogres R aportit për Shqipërinë, i cili ishte bërë publik ne date 6 Te tor.
Burime të besueshme ne Bruksel thonë se Gjermania ka për ti thënë “JO” hapjes së negociatave me Shqipërinë. Sipas gazetares Erisa Zykaj, Gjermania ka qenë hartuesja e 9 kushtëzimeve që më pas u shtuan në 15 kushte që iu vendosën Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Të gjitha këto kushte, kanë të bëjnë me të gjithë pr oblematikën e mosrespektimit të institucioneve demokratike në Shqipëri, të pavarësisë së gj yqësorit, dhe të drejtave themelore, prandaj sipas saj Gjermania, që ka edhe pr esidencën e Bashkimit Europian, i qëndron fort parimeve themelore mbi të cilat bazohet BE.