(Video) Ja çfarë ka ndodhur sot në Tiranë që u rreshtuan në qendër 36 ambuIanca, lajmin e dha Edi Rama: Tani do…

Lajme nga Bota


Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë prezantuar autoambulancat e reja në shërbim të Ur gjencës Kombëtare.

“Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me 4 rrota në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane“, shkruan Rama në Facebook.

36 autoambulancat u poz icionuan sot në qendër të Tiranës, ndërsa gjatë hyrjes në rrugët në drejtim të sheshit kishin sirenat ndezur duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por ndonjëherë edhe duke shkaktuar pasiguri.

Manastirliu u shpreh se deri më tani janë 80 autoambulanca të reja në vend, ndërsa 150 është totali i autoambulancave që kanë të gjitha mundësitë teknike për trajtimin e të sëmurëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *