(VIDEO) ERA E FORTË NË VLORË KA MARRË PARA ÇDO GJË, JA DËMET E MËDHA

Lajme nga Bota

Era e fortë ne qytetin bregdetar të Vlorës ka shkaktuar dëme në pjesën e Lungomarës janë rrëzuar pemë dhe kabina të cilat qëndronin aty gjatë sezonit turistik. Po kështu ka pasur pemë të rrëzuara përgjatë pyllit të sodës.

Raportohen probleme me energjinë elektrike edhe në fshatra si pasojë e erës së fortë. Kapiteneria e Vlorës informon se lundrimi detar i anijeve të vogla dhe anijeve të peshkimit por edhe nisja e trageteve të linjës do të vijojë të jetë i pezulluar të paktën deri në orën 15:00. Pas kësaj ore do të vlerësohet nëse tragetet e linjës do të jenë sërish në funksion apo dhe nëse do të lejohet lundrimi i mjeteve të peshkimit dhe anijeve të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *