Veterani i UÇK-së nga Mitrovica e hedh në shitje shtëpinë me 1 hektar tokë për Hashim Thaçin: E shoh në ëndërr, dua të lirohet

Lajme nga Bota


Shkuarja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, për dikë duket se nuk po mund të kalohet lehtë. Një banor i fshatit Bare të Shalës së Bajgorës, e ka hedhur në shitje shtëpinë me 1 hektar tokë për ta ndihmuar mbrojtjen e ish-kryetarit të PDK-së.


Zenel Ferati që i takon PDK-së dhe punon si shërbyes civil në Komunën e Mitrovicës, ka deklaruar se paratë nga shitja e tokës dhe shtëpisë do t’i dhurojë në Fondacionin për ndihmë të Thaçit.

Çmimi që i ka vendosur tokës dhe shtëpisë është 100 mijë euro dhe, siç thotë ai, të gjitha do të dedikohen për lirimin e Thaçit.

“Unë jam veteran i UÇK-së. Hashim Thaçi ka bërë shumë për Kosovën, e unë mos me shit një shpi për to. A po boj hajgare unë a? Vetëm le të del prej Hagës, sepse ai i nevojitet Kosovës”, ka thënë Ferati për Reporterin.
E Zeneli i thur edhe lavde Thaçit, duke thënë madje që e sheh edhe në ëndërr dhe që ka dëshirë ta takojë në Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.