Vesa Luma pranon dhuratë nga Ambasada e Kosovës në Australi.
Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Vesa Luma, së fundmi ka pranuar një dhuratë nga Ambasada e Kosovës, në Australi.
Ambasada i ka dhuruar asaj një kartolinë motivuese, e cila i uron këngëtares një vit sa më të mbarë asaj dhe familjes, shkruan IndeksOnline.
E lumtur për këtë befasi të këndshme, Luma ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje të kartolinës së marrë dhuratë.
“Falemnderit nga zemra për kujdes Ambasada e Kosovës, në Australi. Uroj që të takohemi sa më shpejt me bashatdhetarët në Australi këtë vit”, ka shkruar midis tjerash Luma.