Vendi ynë do të mbulohet nga dëbora, temperaturat do të arrinë deri në -10 gradë

Lajme nga Bota

Sinoptikania Adiola Bani ka folur për reshjet e dendura të shiut që prej ditësh kanë prekur vendin tonë duke thënë se nga e mërkura do të fillojnë në formën e dëborës.

Në një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, u shpreh se në fundjavë, rreth 90% e Shqipërisë do të përfshihet nga reshje dëbore, ndërsa do të ketë temperatura deri në -10 gradë celsius nga e mërkura.

“Nga dita e mërkurë deri në fund të kësaj jave, presim rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit që është normale. Temperaturat e ulëta sjellin dobësim të reshjeve, por edhe ato që të bien do të jenë në formën e reshjeve të dëborës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *