Var rosen 4 anëtarët e familjes Zuka (VIDEO)

Lajme nga Bota


Varrosen 4 anëtarët e familjes Zuka
Ju është dhënë lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Zuka nga Pozhorani i Vitisë, shkruan Lajmi24.com


Fetah Zuka, kryefamiljari i familjes, natën e 30 dhjetorit i mori jetën gruas së tij Makfirës, dhe të bijve Hamdi e Arbër Zuka, e në fund edhe vetes.

Sot është bërë varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka nga fshati Pozhoran i Vitisë.
Komuna e Vitisë e ka shpallur ditën e sotme (01 Janar, 2021) ditë z ie për shkak të v rasjes së k atërfishtë që ndodhi të mërkurën.

Kuvendi Komunal ka marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet festive në ndërrimin e motmoteve në qendër, njofton Klan Kosova.

“Dita e premte, shpallet ditë z ie në komunën e Vitisë-sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit. Ngjarja t ragjike e familjes Zuka, ku mbetën të v rarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarrë si viteve të tjera”, thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *