Vapës së madhe po i vjen fundi, ja sa gradë do të ulen temperatura të premten dhe do të ketë shi

Lajme nga Bota


Vapës së madhe po i vjen fundi, ja sa gradë do të ulen temperatura të premten dhe do të ketë shi

Masat ajrore relativisht të paqëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë vendin tonë edhe ditën e premte.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulë të karakterit lokal.


Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie në të dyja vlerat.

zonat e ulëta 17°C deri në 34°C

zonat bregdetare 20°C deri në 33°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *