Italia e gj unjëzuar nga moti i keq nga veriu në jug, pasi shirat e rrë mbyer vazhdojnë duke bërë që lumenjtë në zonën e Modenës të dalin jashtë shtratit, ndërkohë që janë evak uuar edhe 60 familje.
Në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar. “Për shkak të rre zikut të rrë shqitjeve të tokës dhe ortekëve të shkaktuar nga moti i keq i këtyre orëve, unë ftoj të gjithë qytetarët të shmangin drejtimin drejt zonës Bellunos”, deklaroi prefekti i Venetos, Luca Zaia.
Gjendja alarmante për momentin ka të bëjë me bashkitë në zonat e Alto Vicentinos, Trevigiana Pedemontana dhe territorin e provincës së Bellunos.
Në Dolomites Sesto si dhe në Dolomites, midis Marmolada dhe Fiera di Primiero, rreziku i orteqeve është shumë i madh.
Në rajonet më të prekura, kanë rënën 80 deri në 140 centimetra dëborë. Çarja e argjinaturës së lumit Panaro shkaktoi vërshime të mëdha uji në zonën e Castelfranco Emilia, jo shumë larg Nonantola dhe Modena.
Për 48 orë zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në të gjithë vendin, në ndërhyrjet e shpëtimit për shkak të motit të keq që po godet Veneton, Friuli Venezia Giulian, Emilia-Romagnan, Piemonten, Lombardinë dhe Toskanën.
Alarm është lëshuar edhe për Shqipërinë dhe Greqinë. Ekziston një potencial shumë i lartë për për mbytje dhe orteqe.