Udhëtimet gjatë Festave..e Papritur ajo që po Ndodhë në Gjermani

Lajme nga Bota


Ndonëse edhe Gjermania ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19 çka ka detyruar autoritetet të ashpërsojnë masat kufizuese qytetarët sërish kanë vijuar udhëtimet përreth vendit e jo vetëm.


Ata duket se po marrin parasysh situatën epidemiologjike, ku këtë të mërkurë u raportua për 962 vi ktima dhe 24.740 të infektuar, por askush nuk e ndal nevojën e tyre për të lëvizur qoftë edhe për arsye familjare.

Dhe pse po udhëtojmë? Oh sepse vajza jonë është bërë me fëmijë, kështu që ne po e vizitojmë atë. Ne shkojmë në Berlin, do të vizitojmë vajzën tonë, do të kalojmë pak kohë me të dhe beben”, thonë Richard dhe Particia Brey, qytetarë nga Illinois.


Masat e reja janë tërësisht të pazakonta; maska, distanca fizike është një përvojë e re për të gjithë.

“Bëra testin para se të nisesha edhe tani po ashtu. Po mbaj dy maska. Po mbaj distancën e të gjitha masat e parashikuara. Është një ndjenjë e çuditshme, e pazakontë”, shprehet Claudia Mueller, qytetare që udhëton nga San Francisco në Berlin.

Për shkak të kufizimeve gjatë festave janë ndaluar bashkimet familjare me më shumë se 5 persona, masë e cila sipas autoriteteve nuk do të ndikojë në rritjen e kurbës së të infektuarve.

Para një jave qeveria gjermane mbylli dyqanet, ashpërsoi rregullat dhe u bëri thirrje njerëzve të udhëtonin sa më pak. Ata që udhëtojnë për të vizituar të afërmit gjatë pushimeve do të duhet të izolohen një javë si dhe do të duhet të bëjnë test para se të udhëtojnë me trena, avionë apo autobusë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.