U kërkua që këngëtari serb mos të këndojë në Korçë, vjen reagimi nga Bashkia: Ai është artist i madh, nuk anulohet do këndojë!

Lajme nga Bota


Pa marrë parasysh reagimet e shumta kundër koncertit të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregovic në Korçë, Bashkia e Korçës nuk do e anuloj pjesëmarrjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur për Kallxo, Benila Terova, zëvendëskryetare e Bashkisë në Korçë. “Pjesëmarrja në Korçë është pjesë e turit ndërkombëtar të këtij artisti të madh ballkanik të përmasave ndërkombëtare”, tha ajo. Sipas saj, Festa e Birrës në Korçë është një festë masive që synon respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe etnik.

“Bashkia e Korçës REFUZON të përfshihet në një debat që tenton të POLITIZOJË Festën e Birrës”, tha ajo. “Festa jonë është e te gjithë shqiptarëve e me gjerë. Ne kemi synuar ta ndërkombetarizojmë nga viti në vit festën me muzikantë e vizitorë nga çdo cep i Ballkanit dhe Europës”, tha Terova.

Në prill 2006 Bregovic ka mbajtur dy koncerte të mëdha në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe është vlerësuar me Çelësin e Qytetit nga kryetari i Bashkisë të asaj kohe Edi Rama.

Në Kosovë dhe në Shqipëri, skena publike dhe qytetarë po e kundërshtojnë këtë koncert me supozimin se nën këngët e Bregovicit kanë nxitur krimet gjatë luftës në Kosovë.

1 thought on “U kërkua që këngëtari serb mos të këndojë në Korçë, vjen reagimi nga Bashkia: Ai është artist i madh, nuk anulohet do këndojë!

  1. * Ta bësh mik hasmin e vllaut duhet të kesh ftyrë qeni. A nuk ka tjetër artist në botë përpos Goran Bregoviqit?! A do e ftojnë në Serbi Arif Vladin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *