Trinjakët e artistes pejane në festë

Lajme nga Bota


Trinjakët e artistes pejane në festë
Të jesh mama e të kujdesësh për një fëmijë që Zoti ta sjell në jetë është super lumturi, e kur Zoti të dhuron njëkohësisht trinjakë lumturi po se po por edhe super sakrificë.


Por për artisten e njohur pejane që jeton në Diasporë , Vlora Kastrati Shala kjo sakrificë përkthehet në super dashuri. E të shohësh fotot e bukura që çdo ditë nëna artiste trinjakë na dhuron, lumturohesh e mbushesh plot gëzim teksa na prezanton Drinin, Diellin dhe Vesën trinjakët engjëj të saj. Ata i japin dritë shtëpisë e plot ngjyra e gëzim teksa shohim fotot e fundit në prag festash.

Vlora sakrifikon nganjëherë që i lë vetëm për shkak të projekteve të bukura muzikore, por mbushet me energji e gëzim gjithmonë e në çdo moment me ta. Shijoni disa nga fotot dhe festat e fundvitit që kanë nisur në shtëpinë e artistet dhe me yjet e saj trinjakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *