Tregoni kujdes kur vini fëmijët në drekë në gjumë, m’u desh 20 minuta ta zgjova vajzën time, kullonte djersë

Lajme nga Bota

Në këto ditë të nxehta, këshilla e një nëne, bëhet edhe më e vlefshme për kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve. Mamaja e re po paralajmëron prindërit e tjerë për rre ziqet e go ditjes nga i nxehti, edhe nëse fëmijët nuk kanë qenë jashtë në diell.

Jessica Abma postoi në Facebook një foto të vajzës së saj të vogël, Anastasia, me një mesazh të rëndësishëm për të gjithë prindërit.


Nëna rrëfen se ka përjetuar “momentin më të fri kshëm që mund të kishte imagjinuar”, kur shkrepi këtë foto të vajzës. Ajo shpjegon se vajza ishte duke vuajtur disa simptoma të god itjes nga i nxehti.

Jessica kishte vajtur të kontrollonte vajzën, e cila ishte duke marrë një sy gjumë gjatë drekës, por nuk mundi ta zgjonte për 20 minuta dhe iu desh të telefononte shërbimet e urgjencës. Ajo kishte frikë se mos vajza e saj e vogël kishte pësuar god itje nga i nxehti, edhe pse nuk kishte dalë në diell.

“Anastasia ishte duke marrë një sy gjumë”,- shpjegon ajo. “Nuk e dija sa nxehtë ishte në dhomën e gjumit derisa shkova për ta zgjuar vajzën, e cila kullonte në djersë, i ishte sk uqur fytyra dhe nuk munda ta zgjoja. Na u deshën rreth 20 minuta që ta zgjonim”,- tregon ajo. “Është një leksion i mirë prej të cilit mund të mësojnë edhe prindërit e tjerë, të cilët duhet të sigurohen që të kontrollojnë dhomat në shtëpi, sepse mund të bëhen edhe më të rrezikshme se një makinë e nxehur në diell.

Akoma jam e shokuar dhe nuk mund ta imagjinosh se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do ta kontrolloja vajzën”,– e mbyll Jessica rrëfimin e saj.

Postimi është shpërndarë më mijëra herë dhe ka marrë një sërë reagimesh që nga momenti që ajo e shpërndau në faqen e saj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *