Thanë se e ndalon gruan të punojë, por ja çfarë thotë Gold Ag

Lajme nga Bota


Pak muaj më parë bëri bujë një deklaratë e reperit Gold AG, i cili u shpreh se gjatë shtatzënisë nuk e lejoi bashkëshorten e tij të punonte.


Kjo u keqinterpretua nga publiku, duke lënë të kuptohet se ishte ai që vendos për gruan e tij, Ermirën.
Në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’, Gold Ag tregoi se në fakt është gruaja që e komandon atë.

Ester Bylyku: A je ti ai që merr vendimet në familje? Ti vendos për gruan tënde?

Gold Ag: Kohën kur unë e ndalova të punonte ajo ishte shtatzënë. Ajo kishte dëshirën për të punuar, ndërsa unë kisha frikë se mos infektohej. Kisha frikë të dyanshme, se mbase i ndodhte diçka e keqe edhe gruas edhe fëmijës. Edhe nëse ajo ka gabim për diçka unë nuk e ndaloj, thjesht i them që ka gabim. Unë i marr mendim për shumë gjëra, edhe përpara se të dali ndonjë këngë e re pyes rrethin tim, por i marr mendim edhe asaj. Pse mos ta pyes komandantin? (qesh)

Ester Bylyku: Portalet thonë: ‘Goldi ndalon gruan’, kurse ti thua ‘Më komandon gruaja’…
Gold Ag: Ku ka më mirë. Më mirë të të komandojë gruaja se të tjerë. (qesh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *