Tha se ka prejardhje nga Greqia por Anxhela Peristeri ka një sqarim për të gjithë shqiptarët

Lajme nga Bota


Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision” me këngën “Karma”.


Ajo do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Ditën e sotme, Anxhela ishte e ftuar në emisionin “E diell”, ku rrëfeu detaje nga performanca në “Eurovision”. Në fillim u tha se këngëtarja do të kishte një performancë speciale me një trupë baleti, por sot ajo ka zbuluar se do të jetë e vetme në skenë.

Më pas ajo shpjegoi deklaratën e saj në një emision grek, ku tha se stërgjyshi i saj e ka pasur prejardhjen nga Greqia.

“Po e sqaroj. Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri. Prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por siç e kam thënë gjithnjë, kam një prejardhje nga stërgjyshi nga Greqia, por kjo nuk do të thotë që jam greke”, deklaroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *