Një vajzë mes qindra protestuesish që u mblodhën ditën e djeshme në qytetin e Tiranës për të kërkuar dre jtësi për Klodian Rashën, ka pretenduar që është motra e këtij të fundit.
Ndërkohë, me anë të një video-mesazhi për emisionin “Shqipëria Live”, Bora Haruni nga fshati Shalës i Sarandës, është shprehur se e gjithë kjo ka qenë një keqkuptim. Ajo thotë se është rritur në një lagje me Klodian Rashën dhe e ka ndjerë veten si të ishte motra e tij.
Haruni thotë se punon në kasë, në një supermarket, dhe bën një jetesë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Vajza i kërkon falje familjes Rasha dhe thotë se nuk ka komunikuar me ta. Më tej, ajo tregon se i ra të fikët në protestë pasi e goditën në bark dhe në shpinë.
“E kane keqkuptuar se si te isha motra e tij, por jemi rrit ne nje lagje dhe prandaj kam folur si motra e tij. Nuk e dija se kane marre njoftimet njerezit dhe punoj ne kase ne supermarket dhe jetoj pak ne shqiperi se jetoj ne gjermani. Me kane hapur probleme dhe besoj qe ti heq. Nuk kam folur me familjaret e Klodian Rashes dhe me kane marre familja ime. I kerkoj shume falje familjes dhe Zoti e qofte ne Xhehnet.Me ra te fiket ne proteste ku me goditen ne bark dhe ne shpine”, tha ajo për “Shqipëria Live”.