Tërmeti në Kroaci, Ja si ikin Deputetët nga Kuvendi
Epiqendra e tërmetit ishte afër qyteteve Petrinja dhe Sisak, rreth 50 km në jug lindje të kryeqytetit Zagreb. Tërmeti u pasua nga një lëkundje tjetër me magnitudë 4.9, sipas qendrës evropiane sizmologjike.
Zyrtarët lokalë thanë për televizionet kroate se kishte disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti. Vetë presidenti dhe kryeministri i vendit do të vizitojnë zonën e prekur gjatë ditës.
Tërmeti i magnitudës 6,3 që ra këtë të martë në Kroaci u ndie edhe në Slloveni.
Një video tregon momentin kur lëkundjet ndërpresin punimet në sallën e parlamentit atje, ndërsa deputetët lënë vendet dhe shihen teksa largohen.