Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Antigona Hoxha, 33 vjeç, nga Burreli e cila jeton me qira në Durrës. Ishte 25 vjeçe kur e martuan me shkuesi me dikë nga qyteti i Korçës. Marrëdhënia e tyre ishte jo shumë e mirë. Sollën në jetë një djalë i cili sot është 6 vjeç.
I thashë nuk të dua”, historia e dashurisë që nisi në kishë dhe u ndërpre nga lufta në ’97 – Tv Klan
Kur djali ishte 1 vit, kishte probleme me përqëndrimin dhe e çuan tek një mjek në Korçë, i cili u kërkoi t’i bënin një ez he në tru sepse dyshohej për elementë të spektrit të çrregullimit të sjelljes.
Por ish-bashkëshorti i Antigonës ishte i pakujdesshëm dhe indiferent dhe nuk pranoi ta çonin djalin për kontroll tjetër. Ai ndikohej nga prindërit e tij, kur djali kishte nevojë të shkonte në spital, ata nuk e dërgonin dhe nuk i blinin ilaçet e nevojshme. Madje që 3 muajsh ata i jepnin për të ngrënë kos dhe makarona me ujë, nuk i blini ushqimet që i duhej një fëmije në atë moshë.