Sot Dita E Dimrit, Ja Kur Pritet Të Bie Borë Në Kosovë

Lajme nga Bota


Instituti H idrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot, ditë e hënë në orën 11:02 minuta, fillon stina e dimrit astr onomik.

“Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas këtij instituti, gjatë pesë ditëve të ardhshme, të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Ndërkaq, në fundjavë pritet të ketë kushte tjera m eteorologjike, vr anësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore.

“Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e t emperaturave minimale deri -6, -7 gradë C elsius. Sa i përket t emperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë C elsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në këtë njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *