Sinan Hoxha dhe Andrra do bëhen prindër për herë të dytë, ajo poston foton me barkun e rrumbullakosur: Pritja më e embël

Lajme nga Bota

Tre muaj më parë në media qarkulloi lajmi se Andrra dhe Sinani do bëhen prindër për herë të dytë.


Pas këtyre lajmeve, Sinani reagoi me një postim në Instagram duke shkruar se nuk është e vërtetë.

Mirëpo mesa duket lajmi ishte i vërtetë dhe çifti kishin vendosur ta mbanin edhe pak për vete.

Ditën e sotme Andrra ka konfirmuar shtatzëninë duke postuar një foto shumë të bukur ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me të bardha.

“Pritja me e embel, e lumtur dhe mirenjohese per cdo sekond te jetes, te presim me padurim”, shkruan Andrra duke falenderuar Rezarta Shkurtën për foton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *