Si mund si? Kamerat e sigurisë kanë filmuar çdo gjë, infermierja shqiptare i ka marrë paratë të moshuarit që dha shpirt nga Covid-19

Lajme nga Bota

Në dosjen het imore të prokur orisë, ku u he tua infermierja e Infektivit Ronida Hysi, shpjegohet me detaje se si u zbulua se ishte pikërisht e reja që i kishte zbrazur llogarinë pacientit që ndërroi jetë nga koronavi rusi.

Sipas dosjes he timore, kamerat e sigur isë të një bankomati në QSUT kanë kapur në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor “një vajzë me flokë të kapura, që kishte probleme me të ecurën në këmbën e majtë që kishte kryer veprime me kartën e pacientit Kamber D.”.

Pas kësaj, prok urorët kanë admin istruar pamjet e kamerave të sigurisë së Inf ektivit ku në orën 07:53 duket duke dalë nga ambientet e spitalit e njëjta vajzë që është parë 7 minuta më vonë tek bankomati në QSUT.

Pasi kanë bërë krahasimet dhe kanë marrë regjistrimin e personave që ishin në shërbim në turnin e tretë tek Infektivi gjatë natës së datës 24 dhjetor, prokurorët kanë konstatuar se e dyshuara ishte pikërisht Ronida Hysi.

Në dosje shkruhet se kur është marrë në pyetje, Ronida Hysi nuk ka mohuar përdorimin e kartës së pacientit duke thënë se portofolin e kishte gjetur në ashensorin e repartit Infektiv gjatë punës ku aty brenda ishte edhe kodi PIN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *