Si ikin viten?! Nuk do e besoni dot se si duket tani vogëlushi shqiptar që këndoi ”Qingji i vogël rri mendueshëm”

Lajme nga Bota


A e mbani mend Pëllumb Hajdarin, vogëlushin që këndon këngën për fëmijë “Qengji i vogël”? Ai sot është rritur dhe është kthyer në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Pëllumbi tha se kënga ka pasur sukses tepër të madh dhe për këtë ndihet shumë mirë.

Por një video tejet interesante është duke qarkulluar së fundmi në rrjete sociale. Në të shfaqen disa vogëlushë japonezë duke kënduar në kor këngën “Qengji i vogël”, të kënduar më parë nga Hajdari. Pëllumbi mendon se vogëlushët aziatikë i ka tërhequr harmonia që mbart kënga, por edhe klipi i këndshëm.Ndërsa për të ardhmen, Pëllumbi thotë se aktualisht është duke ndjekur studimet e larta, e më pas nuk mund të përjashtohet një karrierë në muzikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *