Shyhrete Behlulit nuk i pëlqen çfarë po bëhet me renë e saj

Lajme nga Bota


Nëse flasim për nuse të famshme, duhet pranuar se prinë ajo e këngëtares Shyhrete Behluli.

Learta Jakupi, që kur u lidh me Kushtrimin, djalin e Shyhretes, menjëherë u bë person publik dhe mjaftë e përfolur gjithënadej.

Fejesa e martesa e rritën ndjeshëm famën e saj, e cila vinte nga një mori lajmesh që lëshoheshin çdo ditë.

Komentohej e vazhdon të komentohet me të madhe pamja, stili, sjellja dhe kujdesi e dashuria e saj për vjehrren e famshme.

Edhe Shyhretja shfaqet mjaftë e lumtur pranë resë së saj bukuroshe.

Në rrethe të ngushta, këngëtarja ka pohuar se nuk i pëlqen gjithë kjo zhurmë që bëhet për renë e saj dhe se do të donte që ajo të gëzonte më shumë privatësinë.

Por, ja që nuk është dhe duket se nuk do të jetë asnjëherë kështu kur është fjala për Learta Jakupin, pasi ajo nxit mjaftë kurreshtje. /Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *