Shyhrete Behluli sjell këngën prekëse “Për të zhdukurit”

Lajme nga Bota


Shyhretja erdhi me një këngë ndryshe prej të tjerave.

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli sapo ka lansuar projektin e ri muzikor.

“Për të zhdukurit”, titullohet kënga e re e kësaj artisteje, e cila trajton një temë mjaft të ndjeshme për shoqërinë kosovare.


Kënga flet për dhimbjen e familjarëve, të cilëve iu zhdukën më të dashurit e tyre gjatë luftës dhe që më nuk dinë asgjë për ta.

Në vargjet prekëse të kësaj kënge, theksohet fakti që familjarët do donin të dinin a janë gjallë a vdekur familjarët e tyre.

Videoklipi i këngës erdhi bardh e zi, ndërsa u shoqërua me pamje të refugjatëve gjatë luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *