Shqiptari që është kopja e aktorit të madh turk Burak Ozcivit: Mua s’më ka ndihmuar hiç

Lajme nga Bota


Ngjashmëritë me yjet botërorë bënë bashkë këtë të martë te “Rudina” në Tv Klan, Ina Dajçin, Guxon Shalën dhe Hilda Kërtallin. Të ftuarit e ditës së sotme përveçse janë të talentuar në fushat e tyre, ata janë edhe shumë të ngjashëm me yjet botërorë.
Bukuroshja shqiptare Ina Dajçi, dikur “Miss Universe”, e tani modele, gjithnjë është cilësuar si një sozi e Angelina Jolie.

Moderatori dhe gazetari Guxon Shala, ka ngjashmëri shumë të madhe me një nga aktorët më të pëlqyer turk Burak Ozçivit, i njohur për rolin e tij Osmani në serialin me të njëjtin emër. Guxon Shala: Mua s’më ka ndihmuar hiç. Nuk më duket sikur i ngjajë, ka avantazh te vajzat, por jo te puna se kur kërkon punë s’mund t’i thuash unë jam Buraku dhe do më marrin në punë. Sa është e bukur është edhe e bezdisur.

Se më thonë je veshur si ai, unë kam stilin tim, nuk kopjoj atë. Te puna te televizioni unë mendoj se është më mirë mos t’i ngjash se t’i ngjash dikujt. Për shkak se kemi komente të ndryshme.
Rudina Magjistari: Po në fillim ndihmon se të bën të biesh në sy… Guxon Shala: Para 7 viteve kur kanë shkruar se i ngjajë Burakut, më ka ardhur mirë. Por më vonë m’u bë e bezdisur, se dikur filloi të teprohej. Ne shqiptarët e teprojmë nga pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.