Dhjetëra qytetarë janë sensibilizuar me rastin e transmetuar në Ora News, të 85-vjeçares Farie Çela e cila rrit dy jetimët e vajzës në kushte të mjerueshme.
Në varfëri ekstreme, apeli i gjyshes me dy nipërit jetimë: Më strehoni fëmijët, të gëzoj 5 ditë – Ora News
Biznese e qytetarë kanë dërguar ndihma ushqimore dhe veshmbathje për të moshuarën dhe dy të miturit. “Unë sot kam ardhur t’i bëj dhuratë fëmijëve jetim, bluzën që ma bënë mua dhuratë në shkollë.”
Dhjetëra qytetarë, e biznese në Tepelenë i kanë mbushur nënë Faries dhe dy jetimëve shtëpinë me ushqime e rroba. Në këtë fundvit ata do të kenë të paktën gjerat themelore të së përditshme, ndërsa shtëpia mbetet ende në gjendje të mjerueshme.