Shqipëria nuk shpëton nga i nxehti/ Edhe nesër vapë e madhe, ja sa gradë do jenë temperaturat

Lajme nga Bota


I I nxehti me origjinë afrikane që ka mbërthyer vendin tonë do të vijojë ndikimin e tij edhe gjatë ditës së mërkurë paralajmërojnë sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik U shtarak.

Kështu moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë mesditës si dhe prani të grimcave të pluhurit e rërës në lartësi.


Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë me tendencë forcimi deri mesatare përgjatë bregdetit pasdite e në mbrëmje.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në:

zonat malore 18°C deri në 36°C
zonat e ulëta 21°C deri në 40°C
zonat bregdetare 24°C deri në 38°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published.