Në tetor të 2020-s mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë, ndërkohë në muajin dhjetor ajo solli në jetë një djalë, që vendosi ta quante Mal.
Gjatë shtatzënisë nuk e pamë kurrë me barkun e rrumbullakosur dhe as pas lindjes nuk postoi gjë në rrjete sociale, madje këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë edhe identitetin e partnerit të saj, i cili e bëri nënë për herë të parë.
Megjithatë Shkurtja duket se ka filluar të “thyejë rregullat” dhe nuk ka mundur t’i mbajë vetëm për vete dhuratat që partneri i ka bërë për ditëlindje, këngëtarja kishte ditëlindjen dhe ka treguar se ka marrë një surprizë mjaft speciale nga bashkëshorti.
Ky i fundit i ka bërë një varse dhuratë këngëtares, në të cilën i ka bërë dhe një dedikim shumë romantik “Në sytë e tu është lumturia ime”, ka shkruar ai në varse./Indeksonline/