Shkurte Gashi tregon për herë të parë se si u njoh me partnerin

Lajme nga Bota


Shkurte Gashi tregon për herë të parë se si u njoh me partnerin.

Këngëtarja, Shkurte Gashi ishte e ftuar në rubrikën “5 data” në emisionin “Prive”, ku rrëfeu shumë detaje nga jeta e saj private.

Këngëtarja tregoi për herë të parë se si është njohur me partnerin e saj, Albert Limanin.


“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një band. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Faleminderit shumë’ dhe një zemër.

Dhe unë i thashë ‘të lutem më fal se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’.

Atë natë Miloti më kërkoi të dilnim, po ashtu vajza e tezes. Unë përtoja, por meqë më kërkuan thashë hajde po dal dhe aty u takova për herë të parë me Albertin. Ai filloi të bënte muhabet me mua dhe vajzën e tezes, por shikimin e kishte gjatë gjithë kohës tek unë. Pastaj nisën mesazhet shoqërore dhe dashurie. Më vonë unë pa u njohur mirë me Albertin, njoftova familjen time që jam duke biseduar me një djalë. Edhe Alberti gjithashtu familjen e tij dhe ja ku jemi sot”, rrëfeu Shkurtja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *