Shkurte Fejza emocionohet, thurr disa vargje drejtuar mërgimtarëve

Lajme nga Bota


Shkurte Fejza thurr disa vargje që falin emocione drejtuar mërgimtarëve.


Ngjarja tragjike e ndodhur në Kroaci ka tronditur mbarë popullin shqiptarë.
Në këtë aksident humbën jetën 10 persona, e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Për këtë ka reaguar edhe Shkurte Fejza e cila ka thurr disa vargje drejtuar mërgimtarëve.Shkrimi i plotë:O gyrbet i randë si guri, para kohe bjen pleqninëTreten vitet por si gruri, jeta e vdekja afer rrinë”.Kësaj radhe nuk e pritët as pleqërinë ju njerëz shpirtëbardhë që nga malli e gëzimi, nga dashuria e përmallimi për vendlindjen e njerëzit tuaj iu ndërpre rruga,iu ndërprenë ëndërrat dhe përfunduat tragjikishtë në mes të rrugës duke na pikëlluar të gjithëve.

Prehuni në paqen e përjetshme në tokën e Atdheut tuaj që aq shumë e deshtët dhe sakrifikuat shumë për këtë vend të bekuar.Ndajmë dhembjen me familjarët, të afërmit dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë tragjedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *