Edhe 500 ha tokë të tjera janë mbuluar nga uji brenda 24 orëve të fundit në Shkodër. Mëngjesin e së martës, bashkia raportoi për 3585 ha nën ujë në total, nga 3005 hektarë që ishte të hënën në mëngjes.
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 02.02.2021,ora 08.30, situata e përmby tjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.69 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 9 cm
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.93 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 6 cm
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pa ndryshuara.
• Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e për mbytur 3585 Ha: 1. Tokë e pakultivuar 735 Ha, 2. Foragjere të dyta, jonxhe 2565 Ha, 3. Grurë 150 Ha, 4. Bimë Dekorative 92 Ha, 5. Pemtore 40 Ha
6. Serra 3 Ha, Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm., 2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 60cm.