Shiu nuk po pushon/ Uji po merr para çdo gjë në Vlorë, makinat nuk kalojnë dot në rrugë

Lajme nga Bota

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së djeshme kanë shkaktuar përmb ytje të rrugëve në qytetin e Vlorës.


Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, rrugët kryesore të qytetit bregdetar gjenden nën pushtetin e ujit, teksa makinat e kanë të vështirë qarkullimin në to.

Rruga Transballkanike, një nga pikat kyçe të transportit në qytetin e Vlorës, shfaq një problematikë të vazhdueshme përmb ytjesh sa herë që kemi reshje të dendura të shiut.

Prezenca e ujit vërehet edhe në rrugë të lagjeve të ndryshme të qytetit, por për momentin nuk raportohen përmb ytje në banesa ose biznese.

Punonjësit e ujsjellës-kanalizimeve kanë zbritur në terren në mënyrë që të bëjnë të mundur zhbllokimin e kanalizimeve dhe normalizimin e situatës. Në ditët në vijim parashikohet që situata të përkeqësohet pasi priten reshje masive shiut në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *