Ab ortet përzgjedhëse mbi bazë gjinore që janë mjaft të përhapura në pjesë të Evropës Juglindore dhe të Azisë Jugore dhe Lindore kanë çuar në ndryshime të thella në raportin e lindjeve djem-vajza.
Deri në vitin 2030 në botë pritet të lindin rreth 4.7 milionë më pak vajza. Shkaku për këtë është rritja e ab orteve mbi bazë g jinore që ka çuar në disbalancë mes lindjeve të djemve dhe të vajzave.
Arsyeja për abor tet përzgjedhëse është preferenca për pasardhës meshkuj, e cila është e ngulitur në kulturën e këtyre vendeve. Studimi i botuar në “British Medical Journal” parashikon se deri në vitin 2030 mungesa e lindjeve të vajzave mund të çojë në një tepricë të djemve në rreth një të tretën e popullsisë së botës.