“Serbët i kanë lënë ca kosovarë kot gjaIIë”, e shokuar Vesa Luma pas mesazhit të ndjekësit,

Lajme nga Bota


“Serbët i kanë lënë ca kosovarë kot gjallë”, Vesa Luma e shokuar pas mesazhit të ndjekësit.

Këngëtarja Vesa Luma është shokuar nga një mesazh që i ka mbërritur dje në Instagram.

Gjithçka nisi nga një njoftim për Festën e Birrës në Korçë, ku mes pjesëmarrësve thuhej se do të ishte dhe këngëtari serb Goran Bregovic.


Vesa Luma, duke mos e besuar lajmin shkroi në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

Mirëpo më pas ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar.

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe ka shkruar: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *