”Serbët bënë gabim që i lanë disa shqiptarë gjallë”/ Këngëtarja Vesa Luma e prekur shumë pas këtij mesazhe: Po ti nuk je shqiptar?

Lajme nga Bota

Festa e Birrës që organizohet në Korçë do të rikthehet edhe këtë vit nga data 18-22 gusht. Mes pjesëmarrësve bie në sy se do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregovic. Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.


“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarë të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar m asakrat e ser bëve kundër Kosovës.

Ky lajm ka marrë dhenë në mediat e Kosovës dhe në lidhje me të ka reaguar edhe Vesa Luma. Duke mos e besuar këtë lajm, ajo shkruan në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

Mirëpo më pas ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar. Personi në fjalë i shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë lu ftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët. Por ajo që e ka revoltuar më shumë artisten është se ndjekësi shprehet se serbët duhet të kishin vr arë më shumë shqiptarë të Kosovës.

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luf tës vjen paqja. Ju edhe pse lu fta ka mbaru ju zien g jaku për urr ejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë se rbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *