Sara Hoxha ka publikuar imazhe të reja të vajzës në Instagram.
Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë, para pak kohe.
Ata tashmë kanë ndarë pamje të shëtitjes së tyre të parë teksa së fundmi Sara zbuloi fytyrën e vajzës të cilën e emëruan Poem Blu.
Përmes Instastory-t Sara tregoi se Poem dhe Ledri tashmë janë miqtë më të mirë duke publikuar një fotografi të tyre në gjumë së bashku, shkruan lajmi.
“Un i them Ledrit mbaje sa të vishem… Kthehem pas 2 minutash dhe i gjej kështu”, tha Sara duke iu referuar Ledrit dhe Poem-ës në gjumë.