Sara flet për Iindjen e vajzës: Kaluam sfidën më të vështirë

Lajme nga Bota

Dy ditë më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bekuan me një fëmijë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur një emër shumë të veçantë: Poem Blu.

Vetëm para pak minutash, bukuroshja ka publikuar në rrjete sociale foton e saj të parë pranë së voglës, ku shihet duke i mbajtur këmbën. Në një foto tjetër të publikuar nga Sara, ajo shfaqet me Ledrin duke fjetur në krevatin e spitalit.

Sara i ka shoqëruar fotot me një shprehje shumë domethënëse. “Kaluam sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të jashtëzakonshme që dikush mund të marrë në jetë. Poem Blu Vula”, ka shkruar Sara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.