Rona Nishliu i habitë të gjithë me emrin që ka zgjedhur për djalin e saj të sapolindur

Lajme nga Bota


Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Rona Nishliu është bërë për herë të dytë.

Rona ëstë bërë nënë e një djali, përcjell ORAinfo.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. E ajo ka habitur të gjithë me emrin që ka përzgjedhur për djalin e saj.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Ndaj dua të falenderoj ekipin e @spitaliamerikanprishtine me në krye dr. Goksu Goc për shërbimin profesional të ofruar ngrotësisht dhe me shumë kujdes e dashuri. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua” – ka shkruar Rona. /ORAinfo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *