Rivalitet ndryshe – BMW e reklamon Mercedes S-Class me anë të një video

Lajme nga Bota

Megjithëse ekziston një konkurrencë e ashpër në treg midis dy prodhuesve premium gjermanë, bavarezët kanë treguar me këtë mesazh se lojtarët e mëdhenj mund të dhurojnë komplimente edhe kundërshtarëve më të mëdhenj.

Sytë e të gjithë botës këtë javë ishin përqendruar te Mercedes, i cili prezantoi S-Class të ri disa ditë më parë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja u ndoq nga afër nga rivalët më të mëdhenj, të tillë si BMW, i cili reagoi në një mënyrë jointeresante ndaj premierës së sedanit luksoz të Mercedes, i cili konkurron në treg me Seritë e tyre 7.

Departamenti i marketingut i BMW i la një mesazh të pazakontë Mercedesit në Instagram pas prezantimit të S-Class.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *