Restoranet, baret e pishinat në ambiente të mbyllura, ja kur do hapen! “Kycen” edhe klubet e natës

Lajme nga Bota


Më 1 Tetor do të rihapen baret, restorantet dhe pishat në ambientet e mbyllura. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Manastirliu tha se respektimi i masave anti-Covid mbetet një kusht i panegociueshëm për rinisjen e punës për këto biznese.

Ajo theksoi se do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur klubet e natës, pub-et si dhe diskot. Ministrja u shpreh se zbatimi i masave për parandalimin e koronavirusit do të inspektohet nga policia, e cila në rast të shkeljes së protokolleve do të ndërmarrë masa ndëshkuese.“Një punë e madhe është bërë në terren nga koordinatorët e shkollave për të ndjekur dhe trajtuar çdo rast të konfirmuar. Të mos neglizhohet në asnjë ditë kujdesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *