Remzie Osmani hedh “kunja” për fotografitë me filtera: Në vitet 91’ ne ishim plot stil, dhe e kemi jetu realitetin

Lajme nga Bota


Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani ka hedhur kunja për përdoruesit e filterave në fotografitë e “Instagramit” dhe “Facebook-ut”.

Dje në “Ftesë në 5”, këngëtarja nuk e kurseu as një koment për foton pa filtra të 30 viteve më parë, që e postoi para pak kohësh në instagramin e saj.


“20 vjeçe, viti 91’… edhe ne ishim plot stil, po shyqyr s’ ka pas Instagram e Facebook e kemi jetu realitetin”, shkruhej në foton në fjalë.

E pyetur nëse kjo foto ishte ndonjë “kunjë” për dikë, Remzia pranoi që po.

“Si fillim e kam për veten time, del në natyrë mundohesh të bësh një foto të mirë ta hedhësh në instagram vishesh bukur, harron që je vesh për veten tënde dhe hajt të bësh një foto kjo s’ vlen vetëm për mua, por për të gjithë.

Nëse shkon në det, në mal, në natyrë, harron të shijosh duke u munduar të bësh foto, eshtë shumë e lodhshme e gjitha më ka lodhur ky telefon”, tha ndër të tjera këngëtarja./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *