Ganimete Jashanica është këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore dhe mjaftë e pëlqyer nga publiku.
Dashuria e përkushtimi ndaj këtij zhanri të muzikës e ka bërë kaq të suksesshme këngëtaren e cila ka mbledhur pas vetës një numër të madh fansash.
Ganimetja është dalluar për paraqitjet e saj të këndshme dhe shijen unike të veshjes.
Ajo e ka ruajtur mjaftë mirë vetën duke u paraqitur gjithmonë bukur dhe freskët.
Edhe sot ajo ka mbetur e njejta, me plot sharm e elegancë.
E sot këngëtarja ka një ditë të veçantë.
Është ditëlindja e 53-të e saj të cilën e festoi.
Në mesin e shumë urimeve që iu dërguan në adresë të saj më i veçanti ishte nga reja e saj Kaltrina.
Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me vjehrren, teksa e ka uruar atë me fjalët më të mira.
“Kush e ka vjehrren ma te mire se temen 🤔Urime ditelindjen“, ka shkruar ajo në Facebook, fjalë këto që nxisin mbase ‘polemika’ mes rejave të estradës për vjehrren më të mirë.
Kujtojmë se këngëtarja poashtu është befasuar nga kolegët e punës, të cilët kishin organizuar një festë të bukur për të.