Qeni qan nga gëzimi dhe nuk i ndahet, e njohu të zotin edhe pse nuk e kishte parë tre vite

Lajme nga Bota


Një video po qarkullon në rrjetet sociale që ka emocionuar të gjithë. Një qen gjerman i cili punonte si qen nuhatës në qarkun Xichuan në provincën Henan, Kina qendrore, është përlotur kur ka parë ish-mbajtësin e tij para shtëpisë.


Wangwang 8 vjeç u nxorr nga shërbimi i po lici së në Qershor të vitit 2019 dhe u gjet një shtëpi për të jetuar pjesën tjetër të jetës, por kjo nënkuptonte ndarjen nga mbajtësi i saj.

Muajin e kaluar, oficeri vendosi të bënte një vizitë surprizë tek Wangwang ndërsa po patrullonte në një lagje afër shtëpisë së saj. Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet moment kur of iceri thërret Wangwang jashtë shtëpisë. Qeni i lumtur del me vrap nga shtëpia dhe drejtohet në krahët e mbajtësit të saj.

Wangwang qëndron tek këmbët e tij dhe duket se qan. Kur oficeri kthehet në makinën e pol icisë, qeni nuk dëshiron të largohet dhe ulet afër tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *