“Që në fillim thashë se do jetë personi i jetës time”, Gold AG rrëfen njohjen me bashkëshorten

Lajme nga Bota

Ai është shumë i dashur për publikun dhe kohëve të fundit ka qenë emër shumë i komentuar edhe për jetën personale.


Fjala është reperin nga Presheva, Gold AG, i cili gjatë vitit të kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodrën.

I njëjti po ashtu në fund të muajit nëntor u bë baba për herë të parë i një djali të quajtur, Gueril.

Krijuesit i hitit “Malli i vendlindjes” së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin NIN, gjersa ka folur më shumë për atë se si është njohur me tashmë bashkëshorten.

“Është nga Gjilani dhe nëna ime e ka prej familjes së çikës së hallës së vet. Tek kunati vet, janë familje të përziera, e kam njohur shumë më para si emër por nuk është se jemi takuar. Dhe më pas jemi bërë bashkë”.“Që kur e kam parë kam thënë se do të jetë personi i jetës time. Kështu deshi Zoti dhe ka ndodhur. Kemi bërë kurorë dhe kam shpreh dëshirën që sa më shpejt të bëhem prind”, u shpreh ai.Arian Agushi (emri i vërtetë) në anën tjetër po vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *